Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Macron foli për letërsinë e Kadaresë që siç tha arriti të mashtronte censurën dhe regjimin përmes metaforës dhe gjuhës gjeniale.
“Nuk pranuat të braktisnit popullin tuaj, preferuat të mashtronit censurën, të zhvendosni dramën e Shqipërisë në mite dhe legjenda të vjetra. Ju rishpikni një letërsi me të cilin mashtruat regjimin”, tha presidenti francez.