Në sheshet e Prishtinës, kanë parakaluar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atyre të Policisë së Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.
E në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës do të ekspozohen sisteme armatimi që deri më tash nuk janë parë nga publiku.