E gjithë NBA-ja dhe e gjithë bota po vajtojnë vdekjen e Kobe Bryant.
Kampioni i shkëlqyeshëm dhe asi i basketbollit që ishte frymëzim për shumë njerëz, vdiq sot pas një aksidenti të helikopterit të tij, derisa ishte duke udhëtuar me vajzën e tij, e cila gjithashtu vdiq, shkruan Zëri.info.
Lajmi bëri jehonë në mbarë planetin, edhe tek ata që kishin dëgjuar pak për Bryant.
Pikëllimi mbretëroi edhe në ndeshjet e NBA-s që duhej të luheshin vetëm një orë apo dy pas vdekjes së tij.
Në një situatë të tillë, skuadrat San Antonio dhe Toronto duhej ta ‘merrnin fjalën’, ku të dyja u morën vesh spontanisht para fillimisht të ndeshjes të mos sulmonin në 24 sekondat e para.
Kjo për shkak të numrit 24 në fanellë të Kobe.
Shikojeni skenën jashtëzakonisht emocionale në videon e mëposhtme.