Empoli mposht Napolin me Rrahmanin

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Napoli ka pësuar humbje minimale 0:1 në shtëpi nga Empoli.

Kampioni në fuqi pësoi humbjen e tretë kampionale në edicionin e ri në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e parë shtesë nga Kovalenko, shkruan Gazeta Express.

Nga minuta e parë e deri në fund luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi nuk u pa në listën e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor, ndërsa nuk dihet saktësisht arsyeja e mungesës së tij.

Me këtë fitore, Empoli largohet nga zona e rrezikshme dhe tani ka 10 pikë në vendin e 17-të.

Në anën tjetër, Napoli mbetet i katërti me 21 pikë gjithsej.

Të ngjashme