Emrat e gazetarëve të vrarë në “Murin e kujtesës”

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Muzeu “Newseum” ka përfshirë në murin e tij të kujtesës emrat e 21 gazetarëve që kanë humbur jetën ndërsa raportonin lajme në vitin 2018, duke përfshirë këtu Jamal Khashoggin, që u vra në Konsullatën saudite në Stamboll, dhe fotografin e “AFP”-së, Shah Marai, që humbi jetën në një sulm kamikaz në Afganistan.

“Për ne, të jemi këtu dhe të shohim emrat e të afërmve tanë në këtë mur është një mundësi për të kujtuar se puna e tyre ishte e rëndësishme për njerëzit”, tha Yadira Aguagallo.

“Është e trishtueshme të shoh emrin këtu, është e vështirë, por po ashtu na ngroh edhe zemrën, pasi e dimë se ata nuk do të harrohen kurrë”, tha Mandy Nottingham.

Çdo vit, muzeu përzgjedh një grup gazetarësh që do të nderohen në memorialin që tani ka 2.344 emra të njerëzve të medieve, që kanë humbur jetën duke raportuar lajme mes viteve 1837 dhe 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme