Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë se një ditë, emri i Nënës Terezë, këngëtares Cardi B, Beyonces, apo emri i aktivistes të të drejtave civile Audre Lorde, do të shfaqeshin në fanellat e futbollistëve.
Çdo lojtare në ekipin e grave në SHBA, në lojën e së shtunës kur barazoi me Anglinë 2:2, kishin të shkuar në fanellë emrat e tyre, raporton BBC.
Kjo ishte ndeshja e Kupës kundër Anglisë, ku për nder të shumë grave me nismën #AjoBeson, patën edhe emrat e Beyonces, JK Rowling, Serena Williams e shumë të tjerave.
Emrin e aktivistes e shkrimtares amerikane Audre Lorde, në fanellë po e mbante kapiteni i ekipit Megan Rapinoe.
Më poshtë, gjeni listën e secilës futbolliste me emrat që mbanin në fanellat e tyre.
Abby Dahlkemper – Jennifer Lawrence (aktore)
Tierna Davidson – Sally Ride (astronaute)
Kristal Dunn – Serena Williams (lojtare e tenisit)
Julie Ertz – Carrie Underwood (muzikante)
Emily Fox – Elena Delle Donne (lojtare e basketbollit)
Adrianna Franch – Briana Scurry (futbolliste)
Ashlyn Harris – Cardi B (këngëtare)
Tobin Heath – Doris Burke (komentatore e basketbollit)
Rose Lavelle – JK Rowling (shkrimtare)
Carli Lloyd – Malala Yousafzai (aktiviste e grave)
Jessica McDonald – Maya Angelou (poete / aktiviste për të drejta civile)
Samantha Mewis – Mia Hamm (futbolliste)
Alex Morgan – Abby Wambach (futbolliste)
Alyssa Naeher – Robin Roberts (transmetuese)
Kelley O’Hara – Heather O’Reilly (futbolliste)
Christen Press – Sojourner Truth (aktiviste e të drejtave civile)
Mallory Pugh – Beyonce Knowles (artiste/këngëtare)
Megan Rapinoe – Audre Lorde (shkrimtare / aktiviste për të drejtat civile)
Becky Sauerbrunn – Ruth Bader Ginsburg (Gjykatëse)
Casey Short – Katie Sowers (asistente/trajnere- NFL)
Emily Sonnett – Tina Fey (komediane / shkrimtare)
Andi Sullivan – Jessica Mendoza (analiste)
McCall Zerboni – Nënë Tereza (misionare)