Në kryeqytetin e Serbisë tash e disa ditë është vendosur në grafit me emrat e vendeve të cilat, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, tashmë e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në grafitin, që e kanë publikuar medie të Serbisë, është i shënuar edhe numri i banorëve të botës që ende nuk e kanë njohur Kosovën i cili, sipas tij, kalon shifrën mbi 5 miliardë.
Në grafit në cirilikë emri i Kosovës është i shkruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë.
Shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq para dy ditësh kishte qëndruar në Somali për të kërkuar nga ky vend tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Me t’u kthyer në Beograd, Daçiqi tha se është detyrë e tij që asnjë shtet më të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
qe më shumë se një vit nuk e ka njohur asnjë shtet.