Mesfushori gjerman, Emre Can, pritet të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainit – PSG në afatin kalimtar të janarit.
“L’Equipe” ka raportuar të enjten, se PSG-ja tashmë ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe po negocion me Juventusin për dëmshpërblimin e tij, transmeton Koha Ditore.
Can ka kërkuar largimin nga Juventusi, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion. 25-vjeçar, këtë edicion ka vetëm katër paraqitje në Serie A dhe pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-s, Thomas Tuchel.
Juventusi për ta lënë të lirë Canin, por kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim. Can ka kontratë me Juventusin deri në viitn 2022 kurse vitin e shkuar u transferuar te ekipi nga Torino si futbollist i lirë. Ai karrierë ka bërë edhe te Liverpooli, Bayer Leverkuseni e Bayern Muencheni.