Emri i mesfushorit Christian Eriksen po ‘kujtohet’ në çdo ndeshje të ekipit të tij kombëtar, Danimarkës, në Euro 2020.
Eriksen shtangu gjithë botën në ndeshjen e parë të grupeve në Euro 2020, kur pësoi arrest kardiak në takimin ndaj Finlandës.
Mesfushori i Interit ishte thuajse i vdekur në fushën e lojës, ndërsa u kthye në jetë vetëm pas 15 minutave intervenim dhe reancimacion pulmonar.
Pas dërgimit në spital dhe stabilizimit të gjendjes shëndetësore, Eriksen u operua duke vendosur në zemër një pajisje të njohur si defibrilator kardioverter.
Megjithatë, Eriksen vazhdon të ‘mbetet’ gjithmonë pjesë e ekipit të Danimarkës në ndeshjet e Euro 2020.
Emri dhe fanella e mesfushorit kreativ po vazhdon të shfaqet para çdo ndeshje të ‘Vikingëve’, që nga grupet dhe deri më tani në çerekfinale.
Së fundmi, fanella e madhe e Eriksenit u shfaq në fushë ndaj Republikës Çeke, ndërsa fanellën e tij e ndërroi edhe kapiteni Simon Kjaer me kapitenin e çekëve, Tomas Soucek.