Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë një reagim publik rreth përmendjes së emrit të tij për president.
Ai konfirmoi se çdo fjalë e kryeministrit Albin Kurti është e vërtetë.
Përmes një reagimi të gjatë publiku, Hoti ka shkruar se asnjëherë në jetën e tij nuk ka kërkuar ndonjë post dhuratë.
“E aq më pak postin e Presidentit, që natyrisht është nderi më i madh që mund t’i bëhet një qytetari të këtij vendi”, ka shkruar Hoti.