“Emshiri” është kthyer në pistë garash për makina, alarmojnë banorët

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 10:47 | Nga

Lagjja Emshir, përkatësisht rruga “Tahir Zajmi” është kthyer në pistë garash në orët e vona të mbrëmjes, thonë banorët e lagjes.

Ata thonë se kjo dukuri është bërë e përditshme dhe se ndjehen të rrezikuar, raporton KTV.

Mendushe Curri thotë se veturat e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar brenda lagjes.

Qytetarët janë ankuar disa herë edhe në Komunën e Prishtinës që të marrin masa duke e shtuar numrin e policëve të shtrirë.

“Në disa vende kemi vendosur pengesa dhe ne si komunë e kemi pajisur rrugën me shenja komunikacioni. Shkeljet dhe kundërvajtjet i takojnë policisë”, ka thënë Habib Qorri, shef i Shërbimeve Publike.

Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë edhe nga Policia që ky problem të zgjidhet, por sipas tyre, organet e rendit nuk kanë bërë asgjë.

KTV-ja nuk ka arritur të marrë përgjigje nga policia për rajonin e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme