Enca Haxhia nis pushimet, pozon me bikini

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo preferon që shpesh të ndajë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, shpesh edhe postime me përmbajtje provokuese.

Së fundmi, Enca ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini rozë.

Ajo ka pozuar pranë një pishine, e mbështjellë me një material të së njëjtës ngjyrë, ndërsa shijon atmosferën verore.

E njëjta ka publikuar në InstaStory edhe të tjera imazhe, duke vënë në pah kryesisht gjoksin e saj.

“Kur i uron më të mirën por ti ishe më e mira”, ka shkruar këngëtarja Haxhiu në fotografinë e publikuar në llogarinë e saj zyrtare.

Enca përndryshe tash e sa kohë është në përgatitje të një kënge dhe klipi të ri, që do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme