Enca i është kundërpërgjigjur menjëherë Noizyt lidhur me etiketimin si mosmirënjohëse ndaj të mirave që reperi ka bërë për këngëtaren e njohur dhe përjashtimin nga “OTR”.
“E kuptoj që ti do t’u tregosh njerëzve me këmbëngulje qe je “selfmade’, por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm, dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me “OTR”, kështu që atë ‘selfmade’ shko e thuaja dikujt tjetër jo neve” tha Noizy të dielën për Encën, duke iu referuar albumit të saj të ri me titull “SelfMade” që pritet të dalë së shpejti në treg.
Enca njoftoi daljen e albumit të ri gjatë intervistës për “Prive” në Klan Kosova, intervistë që nuk i ka pëlqyer Noizyt.
Këngëtarja iu përgjigj Noizyt duke thënë: “Një gjë që s’e kam bërë kurrë është të pështyj mbi pjatën ku kam ngrënë, mbi një person që e kam quajtur familje dhe një person që është larguar nga të gjithë duke më mbrojtur dhe suportuar më shumë se kushdo, e dine miqtë, kolegët, fansat dhe Zoti se mirënjohja dhe dashuria ime s’ka munguar kurrë (ti e di më mirë se të gjithë).”
“Por, një gjë që më dhemb shumë është të më mohohen meritat e mia publikisht (Xing me Ermalin) dhe unë sërish nuk bëra zë, por të kërkova takim privatisht për t’u sqaruar si miq, një takim që nuk u bë kurrë. Intervista ime në “Prive” në asnjë pjesë nuk kam shprehur mosmirënjohje dhe aq më tepër vrer (siç po bën ti tani) ndaj teje,” tha Enca në një postim në profilin e saj zyrtar në “Instagram”.
Noizy tha se: ““Ti dhe “stafi” keni hyrë në “Universal” me forcat e tua? Cili staf? Shoferi makinës, apo make up artist?! Mos harro se as nuk të njihnin dhe u desh të bisedoja 30 min me to për ty dhe qe vendosëm të japim 1 shans (dhe gjithë kjo bisedë është incizuar për prova)”.
Ndërsa Enca u përgjigj duke thënë se “A little reminder, I made myself with “A po t’pëlqen” dhe e bëra veten time me punë vetëm nga ana ime. Ke qenë ti ai që më ke thënë në makinë: “E urrej kur dikush thotë unë e kam bërë X-in” duke më treguar eksperiencën tënde me dikë që ka qenë në skenë para teje dhe sot je ti ai që e bën këtë gjest të shëmtuar.
Sa për “Deal With Universal”, check again, sepse unë s’kam qenë kurrë aty me ty dhe ti nuk ke qenë arsyeja e nënshkrimit tim, ndoshta duhet të flasësh me labelin serish para se të gënjesh.”
“Dhe e fundit, askush s’mund të më përjashtojë nga diçka në të cilën unë kam investuar vite, energji dhe passion dhe mbi të gjitha për arsye morale dhe zemre sepse ne nuk kemi pasur asnjë kontratë bashkë. Një njeri që të ka dashur apo respektuar sadopak, nuk i bën këto gjeste në gjaknxehtësi. Gjithsesi, your goon”, shkroi Enca të cilës duket se nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat e Noizyt në emisionin “Xing me Ermalin” dhe aq më pak komentet e tij në “Facebook”.