Ajo ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.
Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila prej më shumë se pesë muajsh nuk ka sjell ndonjë këngë të re.
Kjo për shkak të një incidenti që kishte në këmbë, që e bëri të qëndronte të palëvizur për një kohë të gjatë.
Megjithatë, artistja e njohur duket se në këtë fillim-vit do të publikojë këngën e radhës.
Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, 25 vjeçarja tregon se ka nisur përgatitjet për projektin e ri.
“Ndoshta – së shpejti, e para për 2021”, ka qenë mbishkrimi sipër postimit.