Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka vendosur që të bëjë pushim.
Vendi që zgjodhi është Dubai, nga edhe po sjell poza atraktive nga vende të ndryshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka publikuar disa fotografi atraktive.
Derisa vinte në pah figurat trupore, këngëtarja është parë duke bërë lëvizje mbi motoçikletë.
“Jam unë, sheik Enca”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Postimi mori me mijëra komente dhe pëlqime, ndërsa përshkruanin se sa tërheqëse shfaqej.
“Nashta” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj.