Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, gjatë kësaj kohe ka qenë më pasive në rrjete sociale.
Kjo për shkak të incidentit që kishte në njërën prej këmbëve, ndonëse duket se e ka tejkaluar këtë.
Zeshkania së fundmi është rikthyer me disa poza atraktive, të cilat i ka ndarë me mbi dy milionë fansat e saj.
Ajo vjen në formë mahnitëse e veshur shumëngjyrëshe, teksa edhe çizmet janë të po së njëjtës ngjyrë.
Flokët e lëshuara nga njëra anë dhe grimi i lehtë e kanë bërë të duket edhe më tërheqëse.
Rikthimi i artistes 25 vjeçare bëri bujë të madhe në rrjete sociale, duke u mirëpritur nga ndjekësit dhe publiku.
Sa i përket projekteve muzikore, “Break Down” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Enca në bashkëpunim me reperin Don Xhon, e cila ka kaluar mbi 12 milionë klikime./Telegrafi