Këngëtarja Enca Haxhia nga tashmë ka edhe një tjetër profesion, atë të aktores.
Ajo ishte pjesë e filmit “I love Tropoja” të filmbërësit Ermal Mamaqi, që u dha premierë të mërkurën në mbrëmje, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Enca e cila ka një nga rolet kryesore në këtë film, dukej tejet tërheqëse veshur me një fustan të kuq, të dizajnuar nga stilistja Blerina Kllokoqi-Rugova.
Ajo ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi nga premria, ku tregonte dukjen e saj atraktive gjatë premierës.
Ndërkohë në mbishkrimin e njërës prej fotografive, Enca shkroi se tashmë ka shënuar edhe termin aktore në biografinë e saj.
“E shtova edhe aktrimin në biografinë time”, shkroi këngëtarja tashmë edhe aktore në mbishkrimin e fotografisë së premierës në Instagram.
Enca përndryshe numëron ndër vite projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku shqiptar.