Të shtunën që lamë pas përfundoi edicioni më i ri i festivalit ‘Kënga Magjike’.
Edhe këtë vit ishin baladat ato që u pëlqyen dhe triumfuan në këtë garë, ku çmimi i parë i takoi pikërisht këngës ‘Plas’ të Flori Mumajesit, shkruan Indeksonline.
Por, Enca Haxhia përmes një shkrimi të postuar përmes një instastory në llogarinë Instagram ka përqeshur shqiptarët të cilët i duan baladat sepse sipas saj ato janë tejet depresive. Sipas saj duhet hequr dorë nga lidhjet e dështuara dhe të dëgjohet muzikë e lumtur.