Një sërë bashkëpunimesh janë publikuar këtë verë ndërsa të tjera pritet që të publikohen në ditët në vijim. Këngët kanë arritur shifra të mëdha klikimesh në Youtube, gjë që shpeshherë ka vënë në diskutim vërtetësinë e tyre.
Lidhur me këtë gjë, ka qenë Enca Haxhia, e cila ka thumbua kolegët e saj. Një ndjekës e k pyetur këngëtaren se pse nuk merr aq shumë klikime sa artistët e tjerë.
Me ironi, këngëtarja ka shkruar “më mirë i harxhoj paratë për pushime sesa për klikime”.
“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është fals, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen mjalti im”, shkroi Enca.