Ende e papërfunduar, Rruga e Kombit bëhet me pagesë

Tiranë | 06 Nën 2017 | 09:06 | Nga

Në buxhetin e shtetit shqiptar që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është prezantuar edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të këtij vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Për Rrugën e Kombit janë parashikuar vetëm 10 milionë euro, nga 40 milionë euro që janë nevojat për projektin e kësaj rruge. Ndërkohë që ky segment rrugor është i papërfunduar, Rruga e Kombit do të jetë me pagesë duke filluar që nga janari i vitit që vjen.

Kompania koncensionare “Salillari & Kastrati” që kanë marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i filluar në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani “Joint Venture”.

Kur rruga do të jetë me pagesë, si rruga e parë në Shqipëri, ekspertët e Policisë së qarkullimit rrugor kanë dhënë alarmin për gjendjen e sigurisë rrugore nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morinë.

Në këtë segment që ka 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme