Pas protestës së banorëve të Kukësit kundër pagesës për kalim në Rrugën e Kombit, Qeveria Shqipërisë,e as kompania koncesionare ende nuk ka filluar punimet për rregullimet e pikës së pagesë për kalim.
Vënia e taksës prej 5 eurove për kalim me veturë në një drejtim ishte kundërshtuar fort nga banorët e Kukësit të cilët kishin thënë se kjo taksë është e pa pranueshme dhe se banoret e kësaj ane janë të varfër.