Kabineti qeveritar ka diskutuar lidhur me akomodimin e institucioneve të Republikës se Kosovës në nivel qendror duke përfshirë ministritë dhe agjencionet e pavarura, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka prezantuar tri opsione për akomodim të ministrive dhe agjencioneve, të cilat më pas u aprovuan nga ministrat.
“Komisioni ka dërguar informatë për gjendjen dhe opsionet e ndryshme për zgjidhjen e problemeve. Një numër i madh i punëtorëve punojnë në objekte me qira që paguhet nga qeveria prej 1milion e 600 mijë euro. Opsioni i parë është të bëhet shpronësimi, të vazhdohet me qira deri në zgjidhje ose të ndërtohet objekt. Komisioni propozon që për opsionin e parë të hulumtohet tregu. Unë kërkoj që ti jepet leje vazhdimi komisionit për mi elaboru këto tri opsione”, tha ai.