Ende pa ja filluar fushata, partitë mbushin qytetet me posterë

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Është partia e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit garon në koalicion me PSD-në, që përveç rrugëve dytësore të kryeqytetit me posterë ka mbushur edhe sheshin kryesor të Prishtinës.

PZAP-i ka deklaruar se partitë politike nuk do të duhej të bënin fushatë para se ajo të fillojë zyrtarisht, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit pritet që zyrtarisht të fillojë më 25 shtator, partitë politike ka kohë që kanë filluar të bëjnë fushatë. Parafushatës së tyre i kanë paraprirë debatet, vizitat e tubimet me qytetarë.

Mirëpo së fundmi janë parë edhe afishe e posterë të vendosur në pikat kryesore të kryeqytetit nga partitë politike.

Është partia e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit garon në koalicion me PSD-në, që përveç rrugëve dytësore të kryeqytetit me posterë ka mbushur edhe sheshin kryesor të Prishtinës.

Megjithatë nga partia e kryeministrit në largim kanë mohuar një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme