Një orë para se të fillojë aplikimi online për 10% e Trustit webfaqja e këtij të fundit tashmë ka rënë.
Siç edhe shihet në këtë fotografi kjo webfaqe nuk është duke funksionuar.
Gjatë ditës së djeshme, Jeton Demi zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë për FrontOnline se besojnë se webfaqja e re e përgatitur për këtë çështje do të përballojë fluksin e lartë të kërkesave.
“Webfaqja është përgatitur tani është platformë e re dhe është e ndërtuar mbi teknologjinë e fundit të ruajtjes dhe marrjes së informacionit, besojmë që do t’i përballojë të gjitha kërkesat, fikusin e lartë, por duke qenë se ndodhë hera e parë për ne që të kemi një projekt të tillë pritet ta testojmë, ta shohim se si do të funksionojë, pritshmëritë i kemi të mëdha dhe pozitive”, ka deklaruar Demi.