E shikova përsëri sot nëse mundem me gjetë ku ka deklaruar IMF që Kosova ka pasur rritje 8.51%, por nuk e gjeta askund. Shkova edhe te artikulli nga “Best Brokers”, të cilin e citon gazetari (linku është te komentet). Aty nuk ishte përmendur fare Kosova. Nuk kishte asnjë referencë as për Kosovën, as për rritje prej 8.51%.
Dje kam shiqu tek IMF, nuk e kam gjetur dhe kam pubikuar dokumentet e tyre dje.
Në fund, shkova edhe në Google dhe kërkova “Kosovo 8.51% growth”, me mendimin se ndoshta gjendet diçka, sepse kisha dëshirë ta konfirmoj dhe ta nxjerr veten gabim.
Por Google ma tregoi vetëm linkun e gazetës “Focus” dhe menjëherë më tha që “kjo përqindje specifike është kundërshtuar nga ekonomistët, të cilët e kanë etiketuar atë si ‘lajm të rremë’ dhe një manipulim politik të të dhënave”.
Kur po e shoh, më kishte cituar mua! Kjo është një mënyrë e mirë për me kuptu se si teknologjia po mundëson kaq shpejt identifikimin dhe luftimin e lajmeve të rreme potenciale.
Megjithatë, unë ende po shpresoj që jam gabim dhe që gazetari gjerman dhe ambasada e Kosovës në Gjermani kanë pasur të drejtë. Nuk kishte me qenë hera e parë që gaboj dhe kishte me qenë skenari më i mirë se gabon një individ.
Por nëse dikush e gjen këtë referencë për rritjen 8.51%, ju lutem më tregoni.