Ende po vazhdon zjarri në majën e Golemit

Prishtinë | 05 Kor 2025 | 00:28 | Nga Ekonomia Online

Zjarri është duke vazhduar në majën e Goleshit, një pjesë ka përfshirë edhe fshatin Sankovc të Drenasit.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar vazhdimisht për ta vënë në kontroll.

Një pjesë e zjarrit në fshatin Sankovc është lokalizuar, në ndihmë u dolën edhe qytetarët e fshatit.

Në majën e Goleshit për të fikur zjarrin tashmë kanë shkuar zjarrfikësit nga Prishtina, kurse ata të Drenasit u detyruan që të largohen dhe të shkojnë për fikjen e zjarrit që shpërtheu në zonat e fshatrave Arllat dhe Gjurgjicë të Drenasit. 

Të ngjashme