Endrit Shala: Do të jem zëri juaj

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë në detyrë, Endrit Shala, ka njoftuar se zyrtarisht është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e shtatë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e votuan duke premtuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvend.

“Ashtu siç jam zotuar dhe ashtu si u kam premtuar, unë do të jem zë i secilit prej jush. Ashtu siç kam qenë sa isha ministër i Tregtisë, zë i qytetarit, i biznesit, e i prodhuesit, ashtu do të jem zëri juaj edhe brenda Kuvendit”, ka shkruar ai.

Shala tha se do të jetë i hapur ta adresojë secilën çështje që ngrihet në Kuvend pasi sipas tij në këtë mënyrë “do të punojmë bashkë për të ardhmen e vendit tonë”.

Të ngjashme