Ministri në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala ka thënë se do të angazhohet që Kosova të bëhet destinacion atraktiv për turistët ndërkombëtar.
“Kosovës Zoti ia ka falur bukuritë natyrore, ndërsa deri më tani nuk kemi bërë aq sa duhet për ta promovuar dhe zhvilluar këtë bukuri”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Shkrimi i plotë i tij: Kosovës Zoti ia ka falur bukuritë natyrore, ndërsa deri më tani nuk kemi bërë aq sa duhet për ta promovuar dhe zhvilluar këtë bukuri.
Gjatë këtyre dy viteve ne punuam fortë që ta ndryshojmë këtë dhe fal angazhimit tonë për promovimin e turizmit, Kosova ka rritje të vazhdueshme të turistëve të huaj.
Unë do të vazhdoj të punoj që vendi ynë të shndërrohet në destinacion atraktiv për turistët ndërkombëtar.
#meFatmirLimajKryeministër
#BashkëpërSh8in
https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/videos/2459078654158710/?t=0