Endrit Shala përplaset me Nagavcin në Kuvend, i thotë: Kujdes kur fol me mua

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate ka marrë një goditje pas largimit të deputetit Haxhi Shala, duke  mbetur pa grup parlamentar në Kuvend.


Kjo ka bërë që deputeti i kësaj partie Endrit Shala të shfaqet i tensionuar në Kuvend.

Kjo pasi kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci derisa ia dha fjalën iu referua si deputet i pavarur, shkruan Reporteri.

Shala tha se askush nuk ka të drejtë që t’i referohet atij si deputet i pavarur. Ai madje i tha Nagavci që të ketë kujdes se si flet me të.

“Ki kujdes kur fol me mu, nuk e din ti a jam i pavarur a jo. Unë e kam emrin Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës. Qikaq mësov se e di që je munu me vota të Serbisë mos me shti Nismën në Kuvend”, u shpreh ai.

Kjo bëri që Nagavci ta korrigjojë veten duke iu referuar Shalës si deputet pa grup parlamentar.

Të ngjashme