Në mesin e mijëra qytetarëve pjesëmarrës në “Marshin për drejtësi” ishin dhe familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit e PDK-së, Kadri Veseli.
Ata i kanë prirë marshit në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së dhe më pas janë ngjitur dhe në binën ku janë mbajtur fjalimet.
Pjesë e këtij marshi ishin gruaja e Hashim Thaçit, Lumnija, djali Endriti; si dhe gruaja e Kadri Veselit, Violeta dhe dy fëmijët e tyre.
Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, djali i ish-presidentit Thaçi- Endriti për një moment nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga emocionet që përçoheshin përmes këtij marshi dhe të gjithë përkrahjes që iu dha babait të tij dhe ish-bashkëluftëtarëve të UÇK-së.