Endrit Thaçi nuk i mban lotët në “Marshin për Drejtësi”

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 16:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mesin e mijëra qytetarëve pjesëmarrës në “Marshin për drejtësi” ishin dhe familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit e PDK-së, Kadri Veseli.

Ata i kanë prirë marshit në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së dhe më pas janë ngjitur dhe në binën ku janë mbajtur fjalimet.

Pjesë e këtij marshi ishin gruaja e Hashim Thaçit, Lumnija, djali Endriti; si dhe gruaja e Kadri Veselit, Violeta dhe dy fëmijët e tyre.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, djali i ish-presidentit Thaçi- Endriti për një moment nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga emocionet që përçoheshin përmes këtij marshi dhe të gjithë përkrahjes që iu dha babait të tij dhe ish-bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Të ngjashme