Pasi presidenti Thaçi njoftoi për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij dhe dorëheqjen, djali i tij, Endriti ka dalë me një postim dedikuar babait.
Endrit Thaçi ka thënë se babai i tij ka fituar betejën e lirisë dhe si shtet jemi të lirë.
Tutje ai shkruan se do ta marrë malli “por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi”.
Postimi i tij i plotë:
Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️