Endrit Thaçi ka konfirmuar se së bashku me nënë e tij e kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Endrit Thaçi ka thënë se pret me padurim që babi i tij të vijë në Kosovë.
“Me nanën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsër, në Kosovën që aq shumë e don.”, ka shkruar ai.
Hashim Thaçi po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.