Ëndrrat janë storje më vete. Me to janë marrë religjionet, shkenca, parapsikologjia, por pa ndonjë sqarim të madh. Është konstatuar se shumica e njerëzve, pesë minuta pasi të zgjohen, harrojnë më shumë se 50% të ëndrrës.
Dhënia e provimit
Ëndrrat sikur jemi duke u pyetur janë të shpeshta te studentët, por edhe te njerëzit profesionalë, të cilët në jetën reale kanë qenë në njëfarë testimi. Kjo ëndërr është rikujtues miqësor se duhet ruajtur qetësinë në situatat e krizës dhe se, kur ekziston dëshira, vullneti dhe përgatitja e mirë, mund të arrihet gjithçka.
Rënia në humnerë dhe fluturimi
Njëra ndër ëndrrat më të shpeshta, të këqija, është kur biem poshtë, në humnerë. Kjo ëndërr kryesisht simbolizon humbjen e mbështetjes në jetën reale. Më së shpeshti lidhet me njerëzit të cilët, në një periudhë të caktuar jetësore, mundohen që një situatë problematike ta mbajnë nën kontroll. Me fjalë të tjera, nëndija sugjeron me anë të ëndrrës se duhet që problemet t’i injorojmë, e çka të bëhet, le të bëhet. Ëndrrat më të mira janë ato ku fluturojmë. Fluturimi simbolizon çlirimin. Me anë të kësaj ëndrre, nëndija na bën të ditur se, megjithatë, jetën mund ta mbajmë nën kontroll aq sa gjatë dhe lart mund të fluturojmë.
Koha për fillim të ri
Vdekja shpesh interpretohet gabimisht në botën e ëndrrave. Ëndrrat ku dikush vdes, lënë përshtypje të thellë tek ai që i sheh edhe disa ditë me radhë, prandaj mund të quhen ëndrra të këqija. Më së shpeshti këto ëndrra i shohin njerëzit të cilëve iu ndodhin ndryshime dramatike në jetë. Kjo ëndërr simbolizon fundin e diçkaje dhe nëndija na thotë se duhet të fillojmë diçka të re, ndonjë projekt, lidhje, punë. Ëndrra në të cilën vazhdimisht vonohemi mund të jetë ëndrra më e keqe e japonezëve, por ajo, shakanë mënjanë, simbolizon kryesisht qortimin. Ata që shohin ëndrra të tilla thonë se në jetë iu kanë ikur raste të rëndësishme, prandaj në ëndërr e fajësojnë veten për këtë gjë, por edhe derisa janë zgjuar.
I huaji në ëndërr
Ndonjëherë në ëndërr shohim njerëz krejtësisht të panjohur. Në këto situata, nëndija shoqërohet me kujtimet. Truri njerëzor nuk trillon njerëz, por këta janë njerëzit të cilët dikur i kemi njohur, por i kemi harruar shpejt. Gjatë jetës shohim me mijëra fytyra, prandaj nëndija ka një arkiv të pasur me të cilin i pasuron këto ëndrra.
Rënia e dhëmbëve – humbja e pushtetit
Ndoshta kjo është ëndrra më morbide. Ajo interpretohet në mënyra të ndryshme. Thuhet se, fëmijët të cilët kanë frikë nga dentisti, shpesh e shohin ëndrrën sikur iu bien dhëmbët. Sipas besimit të vjetër popullor, kjo ëndërr paralajmëron humbjen e personit të dashur. Mund të nënkuptojë edhe humbjen e fuqisë.