Nevzad Lutfiu ka përfunduar mandatin e tij si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ai ka njoftuar se Enkel Rexhepi tash e tutje do të jetë kryetar i ri i këtij këshilli, raporton Ekonomia Online.
Në një postim në Facebook, Lutfiu i ka uruar suksese pasardhësit të tij.
“Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Kontributi, bashkëpunimi dhe besimi juaj kanë qenë forca ime kryesore. Ndjehem i lumtur që grupe të caktuara të interesit që ishin mësuar që përmes shantazhin të përfitojnë, gjatë mandatit tim i mbet fyti terur”, ka shkruar ai.
“Po aq krenar jam që shumë qytetarë tanë përfituan nga mbështetja institucionale pa pasur nevojë për ndërhyrje apo kompromise. Pavarësisht pozitës që mund të mbaj në të ardhmen, gjithmonë do të jem pranë jush për të mbështetur dhe shërbyer komunitetit tonë “, ka thënë Lutfiu.