Siç konfirmohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Luis Enrique ka mbërritur në Londër, për të biseduar me Chelsean për punën e trajnerit në klub.
Enrique gjendet në Londër së bashku me përfaqësuesit e tij, pasi që e dëshiron 100% pozitën e trajnerit te Chelsea.
Por, Chelsea do t’i vazhdojë bisedimet edhe Julian Nagelsmann, pasi që trajneri gjerman shihet si kandidati favorit për ta marrë drejtimin e “Bluve” të Londrës.
Chelsea momentalisht është nën udhëheqjen e Bruno Saltor, i cili është në rolin e trajnerit të përkohshëm pas shkarkimit të Graham Potter.