Enrique shpreh respekt për lojën e Kosovës

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, pas ndeshjes insistoi se ekipi i tij e meritoi fitoren përballë Kosovës.

Mirëpo, Enrique tha se i pëlqeu loja e “dardanëve” dhe në fund insistoi se Spanja e respekton Kosovën.

“Nuk isha i shqetësuar kur Kosova shënoi pasi ne e merituam plotësisht këtë fitore. Mirëpo, ishte një moment i vështirë sepse kur Kosova shënoi e ngushtoi rezultatin në 2:1. Megjithatë, mund të them se më pëlqeu mënyra se si Kosova luajti”, është shprehur Enrique. “Nuk dua të flas për politikë dhe gjëra të tilla. Mirëpo, ne e respektojmë Kosovën edhe ekipin e Kosovës por që dua të flasë vetëm për futbollin”.

Të ngjashme