Mbi një mijë simpatizantë të PDK-së janë mbledhur në një tubim të kësaj partie në Prizren.
Nga tubimi shihet se prizrenasit i kanë bërë pritje madhështore kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhajt.
Në qytetin që njihet si “Jerusalemi” i PDK-së, Hoxhaj dhe kandidati për deputet, Memli Krasniqi u pritën me muzikë me surla e tupana jashtë, ndërsa brenda sallës me duartrokitje të pandërprera.
Hoxhaj para të pranishmëve prezantoi planin për Rimëkëmbjen e vendit, me prioritet zhvillimin ekonomik.