Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar “qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira”.
“Gëzuar e për shumë mot Pashkët. Në këtë Ditë të Bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin tonë. Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira”.