Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur sonte në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Nga aktiviteti i organizuar nën moton “Liria ka emër “Ora e pritjes, Kosova po pret”, Hoxhaj ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtësinë ndërkombëtare.

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.

Ky tubim vjen në kuadër të aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në pritje të vendimit ndaj tyre në Hagë.

Të ngjashme