Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka njoftuar se është takuar me Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se me ambasadorin çek pos që kanë diskutuar për progresin e Kosovës që nga pas lufta, kanë folur edhe për agresionin brutal rus kundër Ukrainës dhe agresionin e Putinit kundër demokracisë.
“Takim për kafe të mëngjesit me Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek. Pos që diskutuam për progresin e Kosovës që nga pas lufta, folëm edhe për agresionin brutal rus kundër Ukrainës dhe agresionin e Putinit kundër demokracisë. Gjithashtu, e falenderova ambasadorin për përkushtimin e tij dhe të shtetit të tij ndaj rrugës evropiane të Kosovës! ????”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.