Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët e partive opozitare, për të folur lidhur me dialogun me Serbinë.
Kurti dje ai u takua me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa sot u takua me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Por, Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryeministrit për takim.
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se nuk kanë mundur të marrin pjesë në takim sepse Kurti nuk ka sqaruar qëllimet e tij në dialog.
“Qëndrimi jonë ka qenë mëse i qartë. Nëse Z.Kurti do të bënte platformë ku ne do t’i shihnim qëllimet e Kurtit për dialogun me Serbinë, nëse do t’i prezantonte afatet kohore natyrisht se ne do t’i përgjigjeshim pozitivisht. Letra që Albini ka dërguar nuk e përmend dialogun fare, por fol për tema të interesit madhorë dhe nuk i drejtohet me emër”, tha Hoxhaj.
“Temat për të cilët na ka ftuar nuk e kemi parë të rrugës që të marrim pjesë”, tha Hoxhaj në ATV.
Kurse, sa i përket takimit të radhës për dialogun që pritet të mbahet në qershor, Hoxhaj tha se nuk është i përgatitur politikisht, as në planin përmbajtës or as në planin diplomatik.
Hoxhaj po ashtu tha se Kurti duhet të koordinohet më mirë me amerikanët dhe evropianët.