Federata e Karatesë së Kosovës i ka ndarë të shtunën çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar” Enver Idrizit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Federatës së Karatesë së Republikës së Kosovës , Ismet Krasniqi ka thënë se Idrizi ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe avancimin e këtij sporti.
“Meqense Federata ka vendsour që në një ceremoni të tillë si kjo sot të thjeshtë, jo aq meritore sa është vepra dhe figura e Enver Idrizit, të ndaj çmimin më të lartë për kontributin e dhënë për zhvillimin dhe avancimin e sportit të karatesë” është shprehur ai.
Poashtu Krasniqi ka thënë se karateisti Idrizi, meriton të quhet revolucionar dhe frymëzues për të gjitha gjeneratat.
“Enver Idrizit i jepet epiteti si karateist i madh, që quhet edhe revolucionar. Sukseset e tij janë të shumta. Por më e rëndësishmja është që ka qenë frymëzues i madh i të gjitha gjeneratave”
“Ai ka qenë krenar që ka qenë shqiptar që e bën edhe më të madh që nuk e ka harruar kurrë kombin e shqiptarinë” ka shtuar ai.
Kurse karateisti, Enver Idrizi ka thënë se në kohën kur në Kosovë ishte ndaluar sporti, ai kishte fatin të shkonte në arenat më të mëdha botërore.
“Falemnderit shumë që ma dhatë këtë çmim. Mos prisni nga unë që të them fjalë të bukura e të mëdha ato iu takojnë poetëve. Neve sportistëve nuk na shkojnë fjalët e mëdha por vetëm veprat. Populli ynë i shumëvuajtur në të gjitha trevat tona nga ne sporti ka pritur vepra. Në vitet kur sporti i Kosoëvs ishte i ndaluar ishte fati që mua më dërgoi në arenat më të mëdha botërore” ka thënë Idrizi.