Enver Zymeri apo Enver Zymberi? Bashkëshortja e heroit shuan dilemat

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Dita e djeshme shënoi përvjetorin e rënies së policit hero të Republikës së Kosovës, Enver Zymeri.

Kryeministri i Republikës, bashkë me të birin e policit të ndjerë, Sokolin, bënë homazhe te vendi ku u vra Zymeri.

Jo vetëm kaq, më pas u konfirmua riemërtimi i kampit “Belvedere”. Tash e tutje, i njëjti do të quhet Enver Zymeri.

Ndërkohë, në pllakën e varrit të heroit, në fshatin Dubovc, shkruan emri Enver Zymberi. Edhe në tabelën me të cilën është emërtuar një rrugë në afërsi të MPB-së në Prishtinë shkruan “Enver Zymberi”.

Zymeri apo Zymberi? Kjo çështje është diskutuar shumë në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme dhe për t’i shuar dilemat, Lajmi.net kontaktoi me bashkëshorten e Enver Zymerit.

Kjo e fundit tha se aktualisht në dokumente janë Zymeri, por që në polici e kanë gabuar në momentin e regjistrimit dhe kanë shkruar Zymberi.

Të ngjashme