Agjencia e Lajmeve “Ekonomia Online” (www.ekonomiaonline.com) shpall konkurs për DY KAMERAMANË, me orar të plotë, në zyrën në Prishtinë.
Detyrat:
- Xhirimi i aktiviteteve të ndryshme mediale dhe storjeve për Ekonomia Online, në bashkëpunim me gazetarët/redaktorët.
- Angazhime të tjera në kuadër të pozitës së punës, sipas kërkesës së përgjegjësve.
Aftësitë e kërkuara:
- Njohuri për mënyrën e funksionimit të kamerave digjitale dhe montazhit
- Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në medie
- Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal
- Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe fleksibilitet në kryerjen e detyrave
- Vullnet për të mësuar dhe për t’u avancuar vazhdimisht
Dërgoni një biografi të shkurtër (CV) në [email protected]
Afati i fundit për aplikim është data 30.01.2020
Punësimi planifikohet të nisë nga 01.02.2020. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistim. CV-ja juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.