Epidemiologu Sinan Rizvanolli ka thënë që edhe Kosova mund të rrezikohet nga varianti i ri i COVID 19 i njohur si “mutacion i dyfishtë”.
“Për shkak të lëvizjeve të njerëzve shumë të mëdha për një kohë të shkurtër mund të paraqitet në Kosovë dhe ne nuk jemi të mbrojtur nga ky variant”.
Rizvanolli në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që ky variant është 70 përqind më i transmetueshëm se variantet e tjera.
“Varianti i ri i cili së pari u paraqit në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete të tjera është 70 përqind më i transmetueshëm se varianti i mëparshëm. Ky i ka 17 ndryshime potenciale antigjenike në strukturën e vet”.
“Për nga forma klinike nuk e di, për atë e dinë më mirë e dinë klinicistët a është më i rrezikshëm, por më i transmetueshëm është. Varianti MU është më i transmetueshëm dhe mund t’i rrok edhe ata që janë të vaksinuar, por nuk është e rrezikuar jeta e tyre”, u shpreh tutje ai.