Njerëzit mund të duhet të jetojnë me disa kufizime për dy vite ose më shumë, për të mbajtur nën kontroll coronavirusin, sipas shkencëtarit që kryeson grupin e punës të qeverisë zvicerane lidhur me COVID-19.
Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, epidemiologu dhe studiuesi i shëndetit publik, Matthias Egger deklaroi se shpresonte që testimet për vaksinat mund të kryhen pas një viti, por ai paralajmëroi se kufizimet mund të vazhdojnë.
“Njohuritë mbi këtë virus janë të pakta. Është e mundur që të zbulojmë karakterstika të pakëndshme që mund të komplikojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta”, shtoi ai.
Për t’u siguruar që sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi, nuk përhapet në të gjithë komunitetin, njerëzit do të duhet të mbajnë maska, të ndjekin rregullat e higjienës dhe të mbajnë distancën sociale./sinjali