Epoka Zidane nis në Francë, “Zizou” zhvillon stërvitjen e parë

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka zhvilluar stërvitjen e parë si trajner i kombëtares së Francës.

“Zizou” drejtoi seancën e parë në Clairefontaine, ku në fushë ishin 12 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e grupit punoi në palestër ose në rikuperim.

Debutimi i Zidane në stolin e “Les Bleus” do të jetë më 25 shtator, në transfertën ndaj Turqisë në Nations League.

Më pas Franca do të përballet me Belgjikën më 28 shtator, Italinë më 2 tetor dhe sërish Belgjikën më 5 tetor.

Pra, brenda dy javëve të ardhshme Zidane do të ketë katër sfida, me përballjet ndaj Italisë dhe Belgjikës që do të luhen në Francë.

Të ngjashme