Kylie Jenner është një nga vajzat e shoubizit amerikan më të përfolura edhe pse është vetëm 20 vjeçe. Ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’ njihet për sipërmarrjet e saj të ndryshme në botën e makeup-it dhe veshjeve ku ka lançuar disa linja të vetat.
Me një stil të pagabueshëm në veshje, çdo foto e saj në Instagram merr miliona pëlqime.
Ditën e sotme, teksa shëtiste në rrugët e Los Angeles, pinjollja e klanit Kardashian-Jenner ka përjetuar një moment prej Marilyn Monroe. Teksa ecte drejt makinës, era i ka ngritur fustanin duke zbuluar të brendshmet ‘spanx’, ose siç njihen ndryshe ‘të brendshmet si të gjyshes’.
Ylli i shoubizit është vendosur në siklet dhe është munduar të nxitojë të futet në makinë, por ishte tepër vonë pasi paparazët e kanë fokusuar këtë moment.