Era Istrefi e nderuar që bashkoi popujt me këngën e Botërorit

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 15:26 | Nga

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, përkrah aktorit të famshëm Will Smith dhe këngëtarit Nicky Jam, ka qenë e pranishme në konferencën për media lidhur me ceremoninë mbyllëse të Kampionatit Botëror në Rusi.

Ajo në këtë konferencë ka thënë se është e privilegjuar që ka qenë pjesë e Botërorit me këngë dhe e ka konsideruar si punë të madhe tërë projektin që e ka realizuar me aktorin dhe këngëtarin, transmeton Koha.net.

“Jam e nderuar, ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Botërorit, për mua është ‘punë e madhe’ por edhe për dashurinë që shfaqet [në Botëror], kjo i bën bashkë gjitha kombet edhe përmes muzikës”, ka thënë Istrefi që shtoi se është e nderuar që ka kënduar me Will Smithin dhe Nicky Jam.

Ceremonia mbyllëse në të cilën do të performojë Era Istrefi këngën “Live It Up” do të mbahet gjysmë ore para finales mes Francës dhe Kroacisë që fillon në orën 17:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme